8 vite burg për Dragi Rashkovskin – Gjykata i shqipton masën “arrest shtëpiak” – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata sot i shqiptoi masën e arrestit shtëpiak, Dragi Rashkovskit, të dënuar me tetë vjet burg për rastin “Software”, përcjell KlanM.

Rashkovskit i është ndaluar edhe komunikimi me tre të akuzuarit e parë, Ivica Dimitrovski, Igor Hristov dhe Daniel Stançev, njofton AMI.

Ndaj Dimitrovskit, Hristovit dhe Stançevit janë shqiptuar masa sigurie.

Këto masa do të mbeten në fuqi deri në vendimin përfundimtar, përcjell KlanM.

Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale” në lëndën “Software” dhe gjykata e ka dënuar me tetë vite burg, ndërsa do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Dragi Rashkovski u dënua me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe një vit e gjashtë muaj për veprën e pastrimit të parave, për të cilën gjykata e dënoi me një dënim uniform prej tetë vjetësh./KlanMacedonia

You may also like