73 sanksione në Shkup për drejtimin e veturës nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love




Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar 189 masa, mes të cilëve për ngasje nën ndikimin e alkoolit 73 sanksione, 24 masa për drejtim automjeti me shpejtësi më shumë se e lejuara, 25 sanksione për ngasje pa patent shoferi.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe pesë masa për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për shofer fillestar, katër për përdorimin e telefonit celular.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe ditëve në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik për ta rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.


You may also like