6000 euro në faturë për një foto me të,flet Ermal Mamaqi… – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ermal Mamaqi ka reaguar pas një lajmi ku pretendohej se i kishte shtuar klientit në faturë 6 mijë euro për të bërë një foto me të.

Bashkë me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti në një ndër portalet më të ndjekura në vend.

Përmes një video në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke thënë se bëhet fjalë për një rreng dhe se mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai. Ermali ka zbuluar se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera.

(Edhe pse mund të duket si shaka na faturuan për turp! Me të qeshur me të ngjeshur na kërkuan 6000 euro si pjesë e trajtimeve të tij), janë fjalët e shtuara. “Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje.

Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua. I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë./Botapress.info/

You may also like