60 vjeçari nga Kosova akuzohet për vjedhje të rëndë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Një 60 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vjedhur kartelën bankare të një qytetari nga Maqedonia dhe ka kryer pagesa me të. Në disa raste edhe e ka përdorur bankomatin për të nxjerrë para kesh.

“Zyra e jashtme për punë penale në Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër G.H.(60) nga Republika e Kosovës në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë’, ‘hyrje dhe dëmtim i paautorizuar në sistemin kompjuterik’ dhe ‘përdorim i një dokumenti me përmbajtje false’. I akuzuari i ka marrë një kartë pagese nga një person në Tregun e Qytetit në Koçan, pas së cilës në disa raste e ka përdorur për të tërhequr para nga një bankomat. Gjithashtu, gjatë identifikimit të punonjësve të policisë, ai ka paraqitur kartën e identitetit të një personi tjetër”, qëndron në raportin e MPB-së.


You may also like