6 javë nga fundi, ka garë në të gjitha frontet në Kategorinë e Parë

by admin
Spread the love

Do të luhen sot në orën 15:00 shtatë sfida të vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga përfundimi i kampionatit situata në këtë turne është bërë shumë interesante.

Është e hapur lufta për titullin kampion, po aq e ndezur është gara për zonën e Play Off-it si dhe lufta për mbijetesë në fundin e renditjes.

Kryesuesit e Bylisit, të paktën në letër, kanë një sfidë të lehtë përballë Shkumbinit në krizë, ndërsa rivalët e Erzenit do të luajnë në transfertë kundër Burrelit.

Korabi i vendit të tretë do të presë në shtëpi Lushnjën, ndërsa Apoloninë e pret një transfertë e vështirë në Cërrik përballë Turbinës.

Tomori udhëton në Sarandë, ndërsa Pogradeci dhe Besëlidhja luajnë në shtëpi respektivisht përballë Vorës dhe Maliqit. / Oversport.tv

You may also like