“59% e pjesëmarrësve pro Ballkanit të Hapur”, Rama: Mbështetje shumë e fortë

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama është në një konferencë për shtyp, ku po flet për përfundimin dhe rezultatet e Këshillimin Kombëtar.

Ai komentoi edhe një nga pyetjet e bëra lidhur me “Ballkanin e Hapur”, ku e kanë mbështetur rreth 59% e pjesëmarrësve në plotësimin e Këshillimin Kombëtar.

Deklarata e Ramës:

“59% është një mbështetje shumë e fortë pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje më të forta. Procesi ka ndodhur me atë interferencë që thash dhe sigurisht që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur impakt psikologjik, edhe për shkak se u bë një zhurmë e madhe lidhur me Korrelacionin mes luftës dhe pozicionit të Serbisë. Unë s’kam pritur luftën për të marrë vesh se çfarë është politika e jashtme e Serbisë. E dyta nuk ka qenë vendimmarrja ime dhe as kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet Serbia. Atë e kemi aty, është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Kështu marrë parasysh këto, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre në këtë aspekt. Nga ana tjetër, Ballkani i Hapur s’bëhet për Serbinë, por për veten e saj. Ballkani i Hapur mbron interesat tona. Ballkani i Hapur është nismë interesi konverguese. Kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që kemi pasur probleme ose me ata që ke problem, por me ata që s’ke paqja është gati. Ballkani i Hapur është interes i rëndësishëm i shqiptarëve”,-tha Rama.

You may also like