50 milionë euro në tavolinë, Manchester United tenton mesfushorin portugez

by admin
Spread the love

Me largimin e Van de Beek te Crystal Palace, drejtuesit e Manchester United janë vënë në punë për të gjetur një zëvendësues për holandezin. “Djajtë” do të përpiqen të bëjnë një blerje në orët e fundit të merkatos dhe afrimi i ri pritet të vijë nga Premier League.

Sipas asaj që raporton Sun, Ralf Rangnick ka kërkuar të drejtuesit t’i sjellin në skuadër Ruben Neves. Mesfushori portugez aktivizohet aktualisht te Wolverhampton, por dëshira e tij është një të provojë një eksperiencë me një klub më të madh në Angli.

Kështu, drejtuesit e Manchester kanë nisur bisedimet me homologët e tyre të Wolves për transferimin e tij nën urdhrat e Rangnick. Megjithatë, problemi i vetëm mund të jetë çmimi i vendosur për mesfushorin. “Ujqërit” kërkojnë 50 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin. /oversport.tv

 

 

You may also like