494 raste të reja, 22 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit, prej 3.425 testimeve të kryera, janë regjistruar 494 raste të reja me Kovid-19, prej tyre numri më i madh është regjistruar në kryeqytet. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 474 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 22 pacientë si pasojë e koronavirusit. Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë , gjithsej janë diagnostifikuar 191.408 raste pozitive, prej tyre 172.653 janë shëruar, ndërsa 6.668 kanë ndërruar jetë. Momentalisht në vend janë 12.087 raste aktive më koronavirus. /SHENJA/

You may also like