493 raste të reja me COVID-19, brenda tre ditëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Brenda tre ditëve të fundit rastet e reja me koronavirus janë me numër treshifror.

Kësisoj në 24 orëshin e fundit janë raportuar 167 qytetarë të infektuar nga 563 testime sa janë bërë.

Megjithëkëtë, mesdita e së premtes ishte e qetë në pikën testuese pranë IKShPK-së. 80 mostra u morën gjatë ditës.

Derisa, numri i  testimeve të përgjithshme është rritur për disa arsye.

Sipas mikrobiologes Zana Kaçaniku-Deva testohen edhe kontaktet e rasteve të cilët rezultojnë pozitivë në COVID-19. Po ashtu ditëve të fundit në rritjen e testimeve kanë ndikuar edhe udhëtimet e qytetarëve për në Mekë dhe vendet e tjera.

Mikrobiologia Kaçaniku thekson se është edhe një numër i vogël i qytetarëve që testohen më shpesh si shkak i frikës dhe kujdesit.

E në ShSKUK janë të hospitalizuar 14 pacientë të prekur me koronavirus, në mesin e tyre tre fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.

 

 

 

 

 

You may also like