45 milionë euro për dy yjet e Sassuolos, Milani i prish punë Interit

by admin
Spread the love

Milani do të takohet me CEO e Sassuolo, Giovanni Carnevali së shpejti dhe do të diskutojë me të për të blerë dy lojtarë. Bëhet fjalë për dy sulmuesit Gianluca Scamacca dhe Domenico Berardi.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë për dyshen plot 45 milionë euro. Më konkretisht, 15 milionë euro për Berardin dhe 30 milionë euro për Scamaccan.

Megjithatë, për Scamaccan, Milani do të përballet me Interin që po e kërkon sulmuesin italian prej kohësh. Interesi i Marottës për të është i qartë, pasi këtë gjë e ka konfirmuar vetë CEO i Sassuolos, Carnevali.

Sakaq, Milani ka një avantazh nga Interi, pasi ziklatrit e kërkojnë atë në formë huazimi për ta paguar më vonë kartonin e lojtarit. Nga ana tjetër, Milani do të ofrojë 30 milionë euro në mënyrë të menjëhershme. /oversport.tv

You may also like