44 raste të reja me kollë të keqe, gjithsej 443 pacientë

by admin
Spread the love

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Valentina Cvejovska-Colakovska, sot gjatë një brifingu me gazetarët, ka deklaruar se numri i fëmijëve që vuajnë nga kolla e keqe është në rënie në vend dhe kjo për shkak të rritjes së imunitetit me rritjen e vaksinimit. Cvejovska theksoi se deri më tani janë raportuar 443 pacientë me kollën e keqe, ku në klinikën e tyre janë trajtuar gjashtë fëmijë, kryesisht foshnja të vogla. Arsyet e kësaj epidemie sipas doktoreshës, janë për shkak të reduktimit të ndjeshëm të mbulimit me vaksinim sipas kalendarit të rregullt të imunizimit, i cili ka rezultuar në uljen e imunitetit kolektiv. Cvejkovska shtoi se ndikim për uljen e numrit të kollës së keqe tek fëmijët ka qenë edhe fakti që sezoni i sëmundjeve të frymëmarrjes ka përfunduar.

MARKETING



You may also like