400 mijë Paund në javë për Harry Kane – Shqip

by admin
Spread the love

Oferta e Tottenham për rinovimin e sulmuesit

Harry Kane është lojtari më i ndjekur prej disa kohësh nga Bayern Munich. Futbollisti dhe bavarezët madje kishin një dakordësi për transferimin në Gjermani, por nuk ka ende një marrëveshje mes klubeve.

Kampionët e Bundesligës janë gati të paguajnë deri në 70 milionë Euro për 30-vjeçarin, ndërsa drejtuesit e klubit londinez nuk dëshirojnë që ai të largohet për më pak se 100 milionë Euro.

Madje në këtë situatë Tottenham dëshiron të bindë Kane që të qëndrojë dhe kanë gati një ofertë të re.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Spurs duan të rinovojnë kontratën e Kane, e cila skadon në Qershor 2024.

Tottenham ka gati një ofertë prej 400 mijë Paund në javë, për ta bërë kapitenin ndër lojtarët më të paguar në ishull.

Për më tepër, propozimi është që të zgjasin lidhjen mes tyre edhe përtej karrierës në fushën e lojës. Për Bayern, Harry Kane konsiderohet si zëvendësues i Robert Lewandowski.

Tv Klan

You may also like