40 minuta në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Kim zbulon detaje nga takimi dhe del me mesazhin e fortë

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë detaje nga takimi me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili zgjati për rreth 40 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Kim shkruan se me Ballën ka diskutuar për marrëdhëniet e qendrueshme me dy vendet tona, si dhe me rëndësinë e Reformës në Drejtësi, si kusht për anëtarësimin në BE.

Deklarata e Yuri Kim:

“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit tonë të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.

You may also like