4 të vdekur, 1 i plagosur rëndë në Montreux të Zvicrës

by admin
Spread the love

Policia e Kantonit Vaud raporton se katër persona u gjetën të vdekur në Montreux VD. Nuk dihen ende rrethanat e tragjedisë.

Katër persona janë gjetur në Montreux VD. Gjithashtu një person ka mbetur i plagosur rëndë. Këtë e bën të ditur Policia e Vaudit në Twitter. Së pari ajo raportoi se pesë persona kishin vdekur, informon portali Shtegu.

Të enjten në mëngjes, policia kantonale ngriti tenda në vendin e dramës së dyshuar pranë kazinosë.

“Njerëzit u hodhën nga kati i 7-të i një ndërtese”, thotë një zëdhënës i policisë për “Blick”.
Policia ishte lajmëruar nga kalimtarët, tha ajo për agjencinë e lajmeve SDA. Një hetim ka nisur dhe më shumë informacion duhet të jepet më vonë këtë mëngjes.

Sipas një dëshmitari që ka qenë i pranishëm në vendngjarje, personat kanë qenë të shtrirë në tokë pa këpucë.

You may also like