4 sinjale të përbashkëta dhe të pagabueshme të partnerëve që tradhtojnë

by admin
Spread the love

Në marrëdhëniet e dashurisë, të tradhtosh, konsiderohet praktikisht si një krim. Disa njerëz mund të kenë ide të ndryshme rreth asaj që me të vërtetë konsiderohet tradhti. Për shembull, ka opinione të ndryshme rreth të flirtuarit me një person ose të parit pornografi, por kur bëhet fjalë për një kontakt fizik të vullnetshëm dhe të pëlqimit me dikë tjetër, është një shenjë e pagabueshme e tradhtisë dhe nuk mund të kuptohet ndryshe.

Një person mund edhe të tradhtojë, por gjuha e trupit vështirë se di të gënjejë: ka tipare të përbashkëtat dhe gjeste të cilat tradhtarët ‘profesionistë’ i përsëritin shpesh dhe për këtë arsye e keni më të lehtë t’u hiqni maskën nëse keni dyshime për ta.
Më poshtë do të lexoni për indiciet tipike të partnerëve që tradhtojnë. Pasi ta keni zbuluar të vërtetën, nëse ju intereson, mund të përpiqeni të hetoni shkaqet e tradhtisë së tij. Përndryshe, nëse nuk arrini ta falni, është mirë që secili të marrë rrugën e vet.

Është xheloz për telefonin e tij
Nëse partneri juaj bën si i çmendur kur zgjasni qafën për t’i hedhur një sy telefonit të tij, mund të jetë një sinjal. “Një tradhtar ka një gjuhë trupi protektive kur përpiqeni të kontrolloni telefonin e tij”, pohon David Bennett, kosnulent dhe ekspert i marrëdhënieve për ‘Double Trust Dating’. Mund të kthejë ekranin në një pozicion që ju nuk e shihni ose mund ta vendosë papritur në çelës në momentin që ju sheh që po afroheni. është një sinjal që mund të ketë gjëra sekrete pas kësaj. “Nëse nuk do të kishte asgjë për të fshehur, nuk do të kishte motiv të vihej në siklet ose të tërhiqte telefonin nëse ju do t’i hidhnit një sy ekranit të tij. Nëse po ju tradhton, ky reagim refleks ndodh automatikisht dhe në mënyrë të ndërgjegjshme, kështu që gjuha e trupit të tij mund të tregojë se është ‘kapur në kurth’.

Bëhet nervoz kur flet për tjetrin/ën
Nëse tjetri/ra ka kontakte të rregullta me partnerin tuaj ose nëse ju e njihni atë, mund të nervozohet pasi të dëgjojë emrin e tij/saj nga goja juaj. “Mund të shfaqë shenja nervozizmi, të flasë më shpejt, të shfaqë një tension në fytyrë, të fërkojë parkrahët ose gjoksin (për shembull burrat priren të rregullojnë kravatën– këto dy gjestet e fudnit quhen ‘sjellje qetësuese dhe e ndihmojnë një person nervoz të ndihet më i qetë)”, pohon Benett. Për shembull, nëse po ju tradhton me një koleg/e dhe nëse i shihni së bashku, janë vetëm disa centimetra larg, qëndrojnë jashtëzakonsiht far, kanë kontakte të rëndësishme sy më sy dhe prekin shpesh njëri-tjetrin, që do të thotë se diçka po ndodh.

Buzëqesh kur sheh telefonin
Tradhtarve ndonjëherë u ndriçon fytyra kur shohin telefonin. Sigurisht ky është një tregues, por mos e merrni për të mirëqenë nëse nuk ka sinjale të tjera në sjelljen e tij. “Nëse vini re se partneri juaj chaton më shpesh se zakonisht, si për punë, ashtu edhe për motive të tjra, por ka një buzëqeshje të plotë në fytyrë, kjo mund të jetë një shenjë që nuk po flet vetëm për punë.”

Ka një gjuhë trupi ‘ekskluzive’ vetëm për ju
“Shumë tradhtarë ndihen në faj për ato që kanë bërë ndaj jush, kështu që ndalojnë së pasuri një gjuhë trupi të hapur dhe të lumtur me partnerin”, shpjegon Bennett. Me shumë mundësi ruajnë një distancë fizike, qeshin më pak dhe kryqëzojnë krahët kur jeni afër tij. Ky mund të jetë gjithashtu tregues i problemeve të tjera martesore, jo vetëm i tradhtisë.

You may also like