386 raste të reja, 16 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.791 testime, ndërsa janë regjistruar 386 raste të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste të vdekjes nga kovid – 19, ndërsa janë shëruar 529 pacientë,.
Në Shkup ndërruan jetë pesë pacientë (63, 68, 71, 78, 82), një në Kumanovë (84), Kavadarci (62) dhe Makedonski Brod (53). Ministria njoftoi që janë regjistruar edhe tetë persona tjerë që kanë ndërruar jetë prej 20 shtatorit deri më 3 tetor: pesë nga Shkupi, një nga Manastiri, Kumanova dhe Ohri. Njëmbëdhjetë pacientë kanë ndërruar jetë në spitale.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 194 231, numri i pacientëve të shëruar në 176 807, i të vdekurve në 6 799, ndërsa momentalisht ka 10 625 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1 314 953 testime për Covid – 19.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like