344 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.926 testime, ndërsa janë regjistruar 344 raste të reja me Covid-19.

Prej rasteve të reja 143 janë në Shkup, 33 Veles, 27 Kumanovë, Shtip 19, Strumicë 15, Manastir 13, Prilep dhe Koçani 12, Ohër 9, Kavadar 7, Tetovë, Kratovë dhe Kriva Pallanka 6, Makedonska Kamenica 5, Radovish, Vinicë dhe Krushevë 4, Gostivar, Strugë dhe Gjevgjeli 3, Kërçovë, Probishtip dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Demir Hisar.

Ndërkohë betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 194.575 raste me coronaviurs, ndërsa prej tyre 180.791 janë shëruar dhe 6.817 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.967. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like