336 raste të reja, 17 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.425 testime ndërsa janë regjistruar 336 raste të reja me koronavirus.

Pothuajse gjysma e rasteve janë në Shkup, edhe atë 169, Veles dhe Strumicë nga 21, Kumanovë-17, në Tetovë vetëm katër raste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 222 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur 17 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 189.887 raste me kovid-19, janë shëruar 170.965 persona, ndërsa kanë humbur jetën 6.594 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është. 12.337. /SHENJA/

You may also like