330 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1.514 testime, ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 330 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur: nga 2 të vdekur nga Shkupi (67 dhe 79), Kriva Pallanka (67 dhe 76) dhe Kumanova (73 dhe 74) dhe nga një i vdekur nga Makedonska Kamenica (82), Ohri (80), Prilepi (74), Probishtipi (64) dhe Shtipi (70). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital. /SHENJA/

You may also like