31 vjeçari nga Shkupi humb jetën në një aksident trafiku

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në një aksident në autostradën Kumanovë-Shkup ka ndërruar jetë një 31-vjeçar nga Shkupi.

“Më datë 11.04.2022 në ora 16.35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të nyjës Hipodrom, kamioni “Fiat Fiorino” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.Xh (31) nga Shkupi, ka dalë nga rruga. D.Xh ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësorë i ambulancës”, qëndron në njoftimin e policisë.

 


You may also like