30 milionë euro për Vedat MURIQIN – Shqip

by admin
Spread the love

Vedat Muriqi vijon të jetë në vëmendjen e merkatos së dimrit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka bërë mjaft mirë në Spanjë duke rënë në sytë e anglezëve. Aston Villa po insiston për shërbimet e tij teksa bëhet e ditur se është gati të paguajë plot 20 milionë euro për kartonin e kosovarit.

Kjo ofertë s’është pranuar nga Mallorca dhe tanimë në Angli po përgatisin “pakon” prej 30 milionë eurosh. Me gjasë, ofertës së dytë, spanjollët nuk do t’i rezistojnë. Në këtë sezon, Muriqi ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje në të cilat është aktivizuar.

Ai është përzgjedhur në 3 takime si lojtari më i mirë i ndeshjes. Pritet me interes të shihet e ardhmja e shtatlartit të fazës ofensive të Kosovës, i cili pati një aventurë negative te Lazio në Itali.

 

You may also like