3 personazhe të reja i bashkohen ‘Big Brother VIP’ – Shqip

by admin
Spread the love

8:11 | 27 Tetor 2021

Shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkuan jo një, por tre banorë të rinj, më saktë tre banore të reja.

Kush janë?

Beatrix Ramosaj

“Mirëmbrëma! Sonte po i futem një aventure të re me pritshmërinë e vetme që të vë veten në sfidë e të shijoj një habitat social me limite ndaj teknologjisë, kontaktit të jashtëm, atij familjar e shoqëror. Së dyti, për audiencën që kam, t’ju argëtoj sadopak e të më njihni për atë që jam përtej skenës, mikrofonit dhe kamerave…epo, kamerave të skenës e telefonave dua të them. Për sado që të zgjasë ky rrugëtim, shijoni spektaklin.” – shkroi Beatrix në Instagram.

Personazhi i dytë ishte moderatorja Einxhel Shkira.

E fundit, blogerja e modës Sarah Berisha.

E paqartë se si do të përshtaten gocat e reja brenda dy “kampeve” të “Big Brother VIP”, por diçka është e sigurt: Ujërat do të trazohen!

You may also like