251 shoferë të gjobitur në Shkup, 136 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 251 gjoba, nga të cilat 136 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për vozitje pa patentë shofer, dhjetë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 masa për drejtim të automjetit teknikisht me defekt dhe të paregjistruara.

“Katër sanksione janë shqiptuar për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, një sanksion për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like