23 vite më pas West Side Family na kujton sa e kemi dashur këngën e tyre të parë

by admin
Spread the love

West Side Family ka mbushur më shumë se 23 vite në skenë dhe djemtë kanë zgjedhur të falenderojnë fansat me videon më origjinale.

“Para 23+ vitesh kemi falenderuar dhe u kemi qenë mirënjohës të gjithë atyre që për kohën i kemi ose janë konsideruar fansa e që më pas u kthyen në mbështetës. Tani, pas +23 vitesh, marrëdhënia jonë është përforcuar dhe fansat apo mbështetësit janë kthyer në BASHKËPUNËTORË dhe gur themeli për jetëgjatësinë e West Side Family! Përulësisht mirënjohës të gjithëve ju që keni qenë aty që nga fillimi, ju që jeni bashkuar rrugës dhe të tjerët që i mirëpresim ti bashkohen Familjes së madhe me emrin West Side. Dr. Flori mungon, por kujtimi yt ESHTË KËTU! Faleminderit për mbështetjen”, shkruajnë ata.

Në videon e publikuar, Landi dhe Armiri këndojnë “Mesazh”, një nga hitet më famshme të tyre, që edhe sot dëgjohet nga shumë adhurues të grupit./revistawho.com

You may also like