22 vite si trajner, Mourinho: Nuk ka ndryshuar asgjë, dua të fitoj akoma me Romën

by admin
Spread the love

José Mourinho ka folur për kartonin e kuq që mori në ndeshjen kundër Atalantës, por në krahasim me të dielën, dukej qartë që tekniku ishte më i qetë.

“Sot, që festoj 22 vite si trajner, kartoni i kuq nuk më duket diçka e re, ndoshta tregon tipin që kam. Nuk dua që të ndryshoj”, ka thënë portugezi, që më pas ka folur për objektivat e Romës.

“Sezonin e kaluar bëmë diçka që askush nuk e priste, këtë vit do të mundohemi të bëjmë më mirë. Nuk kemi të njëjtin potencial ekonomik të rivalëve, kemi bërë një merkato me vetëm 7 milionë euro, por kemi cilësi, pasion, shumë njerëz që pëlqejnë të punojnë bashkë, që është diçka e rëndësishme. Më pas në fund të sezonit të shohim se ku do të arrijmë”, ka thënë Mourinho.

22 vite si trajner: “Kanë kaluar shumë shpejt, por dua të vazhdoj. Ndihem mirë, i fortë, i motivuar, më pëlqen të fitoj, urrej të humbas, nuk ka ndryshuar asgjë. Ngjyra e flokëve dhe rrudhat po, por jam gati të vazhdoj. Jo për 22 vite të tjera, nuk ka kohë, por edhe për disa vite të tjera”, ka thënë trajneri i Romës. / Oversport.tv

You may also like