22 të arrestuar pas shpërthimit në Stamboll/ Qeveria: Sulm terrorist i PKK

by admin
Spread the love

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u  plagosen pas një shpërthimi në qendër të Stambollit, në zonën e Sheshit Taksim.

Ngjarja shokuese u cilësua menjëherë si sulm terrorist nga autoritet që kanë arrestuar 22 të dyshuar për ngjarjen, mes tyre edhe një grua që mendohet se hodhi bombën.  Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si ata që fshihen pas sulmit.  Sulmi ndodhi në një zonë që frekuentohet shumë jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj, të cilët janë shprehur të shokuar për ngjarjen.

“Ishim vetëm tridhjetë metra larg dhe vetëm kur dëgjuam një shpërthim të madh. pashë njerëz që vraponin të alarmuar, kështu që kuptova që diçka ndodhi”, tha  Sam Brein.

“Ishte e frikshme , sepse ndonjëherë, kur ndodh diçka e tillë,ekziston frika që të përsëritet.. “, tregoi Mads Reiflin Johannessen, turist danez.

Ndërsa banorët vendas nuk e shohin ngjarjen si rastësi.

“Duam apo s’duam kjo do të ketë pasoja. 5vjet më parë kishim të njëjtën gjë, pra nuk është gjë tjetër veç terror. Ne e dimë mirë këtë, po e përjetojmë në të gjithë vendin, është një situatë e keqe”, tha një prej tyre.

Presidenti turk  Rexhep Tajip Erdogan reagoi me shpejtësi pas ngjarjes dhe tha se autorët do të ndëshkohen, duke shtuar se “era e terrorit” ishte në ajër.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë nesër”, tha ai  përpara se të nisej për në Indonezi për samit e Grupit të G 20.


Top Channel

You may also like