204 gjoba në Shkup, 26 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love




Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 204 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 26 për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, , 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 9 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.
MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.


You may also like