Dy gola dhe një asist, Çikalleshi bëhet heroi i Koniaspor – VIDEO

Sokol Çikalleshi është bërë përsëri protagonist kryesor në kampionatin turk të futbollit, teksa ka ndihmuar me gola dhe asist Koniaspor që të jetë një hap më afër mbijetesës së elitën e futbollit turk. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka tundur sot dy herë rrjetën dhe ka dhënë një asist, ndërsa ka parë edhe t’i anulohet një gol nga VAR në fitoren 5-1 të skuadrës së tij ndaj Karagumruk.

Ndeshja filloi me një gol të anuluar të sulmuesit, për një pozicion jashtë loje të sinjalizuar nga VAR-i, ndërsa më pas ishte skuadra mike që gjeti avantazhin. Shifrat e sfidës u barazuan dhe në fraksionin e dytë të lojës nis spektakli i Çikalleshit. Në minutën e 61-të ai shënoi golin e avantazhit 2-1 për skuadrën e tij, ndërsa 3 minuta më vonë dha asistin për golin e Bytyqit.

Minuta e 85-të e ndeshjes pa edhe golin e dytë personal të sulmuesit shqiptar, i cili më pas u zëvendësua nga trajneri pasi fitorja ishte në kasafortë, edhe pse në shtesë erdhi goli i pestë. Kështu, ai çoi në 8 numrin e golave në Superligën turke në këtë sezon, duke përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm në elitën e futbolli turk, pasi kishte regjistruar 7 me Akhisarspor në vitin 2017.

A do të vazhdojë kontratën Gjoka me Shkëndijën? Ja përgjigja e tij…

Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo Read more

Përqafimi i lojtarit kosovar me atë serb, imazh i një “bote të re”

Ka marrë shumë vëmendje në mediat italiane dhe jo vetëm, përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe Read more

Leave a Reply