Dhuratë Kosovës për Ramazan nga “vëllezërit palestinezë”

Palestina i kërkon Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI-së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, raporton RTK.

“Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letrën e Riyad al-Malki.

Këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars.

Mirëpo, si ka shkruar më parë gazeta “Illyria”, ambasadat në Jeruzalem kanë premtuar t’i hapin edhe vende të tjera myslimane si Bahreini, Maroku, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjerë.

Autoritetet Palestineze kanë mbajtur rregullisht qendrime kundër pavarësisë së Kosovës që prej shpalljes së saj në 2008.

Rrëfimi i 17-vjeçarit nga Prishtina: Dy burra më veshën si femër dhe…

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për Read more

Lazim Destani i shkruan letër Çun Lajçit

Aktori i njohur Çun Lajçi ka disa ditë që po qëndron i shtrirë në spital, konkretisht në repartin e pulmologjisë Read more

Leave a Reply