Astra-Zeneca sjell variant të ri vaksine për personat nën 30 vjeç!

Frika se vaksina e Astra-Zeneca mund të shkaktojë trombozë është duke u marrë shumë seriozisht nga autoritetet britanike. Kjo ka bërë që edhe kompania të paralajmërojë për një version të ri të vaksinës e cila mund të përdoret tek personat nën 30 vjeç.

Ndërkohë një këshilltar i qeverisë britanike ka sugjeruar se,vaksinimi i personave nën 50 vjeç duhet ndërprerë, ndërkohë që rregullatorët po hetojnë rreziqet e mpiksjes së gjakut nga vaksina e Oksfordit. Të martën në mbrëmje Universiteti i Oksfordit ndërpreu provat e kësaj vaksine tek fëmijët, derisa Enti Rregulltaror Britanik të arrijë në një përfundim për sigurinë e saj tek të rinjtë.

Ndërkaq, Enti Rregullator Evropian EMA, pritet të shprehet sot për këtë çështje. Shkencëtarët theksojnë se kemi të bëjmë me raste jashtezakonisht të rralla dhe janë pikasur vetëm 30 raste nga 18 milionë britanikë të vaksinuar.

Britania ka filluar sot edhe aplikimin e vaksinës Moderna e cila jepet me dy doza brenda disa javësh, e marrë fillimisht nga një kujdestare 24-vjeçare në Uells.

Vaksina ruse “Sputnik” filloi të prodhohet në Sërbi – VIDEO

Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka bërë të ditur se në institutin “Torlak” në Beograd të Serbisë, ka filluar Read more

Shikoni investimin e sheikve arab në Beograd, projekt 3 miliard euro – VIDEO

Paralajmërimi për investimin në qytetin e Durrësit për një projekt investimi prej 2 miliard dollarësh të sheikve nga Dubai ngjalli Read more

Leave a Reply