Shkupi gati të largojë trajnerin Ozer!!!

Java e 25-të e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë rezultate pothuajse të pritura, në përjashtim të atij në duelin Shkupi – Renova që u mbyll me fitoren e skuadrës tetovare 1-2.

Por kjo ka bërë që te Shkupi të jenë shumë të dëshpëruar, pasi që me këtë edhe u humb gara për titull, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund, ndërsa Shkëndija është në +10 pikë.

Sipas burimeve të Albsport.mk, kuptojmë se pritet që të largohet trajneri Hasan OZer, i cili u soll si zëvendësim i Muharem Bajramit dhe ambiciet e klubit ishin të shpallej kampion.

Edhe përkundër këtij ndryshimi dhe përforcimeve të shumta që u sollën në klub, Shkupi nuk arriti që të bajt hapin me konkurrentin kryesorë, Shkëndijën dhe tani diferenca mundë të themi se është e pakapshme.

Pritet që së shpejti të mësohet, nëse do të ketë zyrtarizim të këtij informacioni nga vet klubi bardhekaltër.

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Baselit VIDEO

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Luzernit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës. Read more

Sampdoria e Napoli, në garë pas sulmuesit tetovar

Skuadra e Sampdorias dhe Napolit janë vënë në “gjah” pas sulmuesit shqiptarë që luan të Empoli në Serinë B. Madje Read more

Leave a Reply