Profesori nga Kosova: Shqiptarët janë të ardhur, serbët janë autokton

Profesori i komunitetit turko-shqiptar në Kosovë Isa Mulaj, ka shkruan se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë ndërsa sërbët janë autokton: Më poshtë ju sjellim pa ndërhyrje postimin e tij në Facebook:

Në vitin 1485 ose afër 100 vite pas Betejës së Kosovës, fshati Shushicë i komunës së Istogut i kishte 38 familje, që të gjitha sllave/serbe. Shqiptarët e sotëm të Shushicës (duke i përfshirë edhe ata kudo qofshin sot), nuk kanë kurrfarë lidhje me banorët e vitit 1485 të Shushicës, por janë të ardhur nga Malësia e Tropojës dhe Mbi Shkodrës rreth vitit 1750 ose pas luftërave Austriako-Turke. Shqiptarët e sotëm të Shushicës janë të fisit Gashi ose nga Shqipëria. Banorët e vitit 1485 (serbët) që kishin emigruar nga Shushica ishin vendosur në Krajinë (rrethina e Kninit të sotëm në Kroaci). Emri serb Shushicë i fshatit ekzistonte para ardhjes së osmanëve dhe vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Ka pasur propozime por aty-këtu edhe përdorime jozyrtare pas vitit 2000, që në vend të Shushicës të përdoret emri i fshatit si Gashi (për shkak se shqiptarët e Shushicës janë të këtij fisi ose Gashit të Gurit). Njësoj sikur Shushica, edhe Rrafshi i Dukagjinit ishte thuajse mbi 95% i populluar me sllavë/serbë në vitin 1485. Pas luftërave Austriako-Turke dhe migrimit të serbëve/sllavëve nga Metohija, shqiptarët nga rajoni kodrinor i Dukagjinit të Shqipërisë, kur u vendosen në Metohi, ia vënë emrin Rrafshi i Dukagjinit ose njerëzve të ardhur nga Kodra e Dukagjinit të Shqipërisë.
Burimi i fotografisë së bashkangjitur:
Pulaha, Selami (1974), Defteri i regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, Tiranë: Akademia e Shkencave dhe Arteve të R. P. Të Shqipërisë, Instituti i Historisë, f. 202.

Krasniqi: Vjosa Osmani është dashur të betohet në Kuran kur u bë presidente

Hoxha Shefqet Krasniqi tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është dashur të betohet në librin e shenjtë të Kuranit Read more

Rr.eziku nga ndezja e l.uftës në Ballkan, paralajmërohen Kosova dhe Shqipëria

Profesori universitar, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj kryeministrit të Sloovenisë, Janez Jansha, i cili ka propozuar që Kosova dhe Bosnjë Read more

Leave a Reply