SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 34-vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për mashtrim.
34-vjeçari shtatë muaj nga Idrizova, ku ka vuajtur dënimin me b urg, është paraqitur në telefon se është drejtor dhe ka arritur të mashtrojë shtatë persona prej të cilëve ka përfituar 315 000 denarë.
Siç ka njoftuar MPB, ai në periudhën prej 2 qershor 2019 deri në shkur 2020, përderisa ka vuajtur dënimin në b urgun e Idrizovës-Shkup, nëpërmjet telefonit celularë në mënyrë të rrejshme është paraqitur si pronar ose si udhëheq i kompanive të ndryshme.
Ai ka arritur që të bind tre persona nga Tetova, dy nga Shkupi dhe një nga fshati Xhepçisht dhe Bellovishtë se kompania e tij do të bashkëpunojë me ta dhe ka arritur të merr rreth 315 000 denarë.