Shkupjani mes Beogradit me këngë shqipe mposht sërbin – VIDEO

Ardijan Azemi është fitues i turnirit ndërkombëtar për të rinj “Doreza e Artë”.

Boksieri shkupjan sot në finalen e madhe u përball me boksierin serb Ognjen Tatarski, të cilin e mundi me ndërprerje qysh në raundin e parë, duke fituar kështu medaljen e arit.

Një sukses i madh ky për boksin tonë, për vetë Ardijanin por edhe trajnerin Naser Haruni. Pikërisht ky i fundit ka qenë shumë i lumtur me suksesin e boksierin të tij.

“Fitore në finalen e madhe të turnirit ndërkombëtar ‘Doreza e Artë për të rinj’ (Omlladinska Zllatna Rukavica”. Ardijan Azemi (Maqedoni) me ndërprerje në raundin e parë kundër Ognjen Tatarski (Serbi) dhe vendi i parë dhe medalja e arit”, shkroi në faqen e tij zyrtare Haruni”.

About admin

Check Also

Briken Calja i jep dy medalje Shqipërisë ne evropianin për peshëngritje

RUSI-Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Pas Evangjeli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *