Bill Gates do të investojë miliarda dollarë për parandalimin e ndryshimeve klimatike

Themeluesi i “Majkrosoftit”, Bill Gejts në pësë vitet e ardhshme dëshiron të investojë gjithsej dy miliardë dollarë në projekte dhe start-ap kompani për parandalimin e ndryshimeve klimatike.

“Janë të nevojshme inovacione që të parandalohet një katastrofë klimatike,” tha Gejts në komente të publikuara në edicionin e sotëm të gazetës së përditshme gjermane të biznesit “Handelsblat”.

“Kjo nuk është e pamundur, por do të ishte shumë e vështirë”, shtoi ai.

Gejts, gjithashtu bëri thirrje për pesëfishim të investimeve qeveritare në hulumtimin e energjisë së pastër dhe inovacioneve të tjera në fushën e klimës në nivel botëror gjatë dekadës së ardhshme.

Sipërmarrësi dhe filantropi vlerëson se do të nevojiten hulumtime me vlerë prej të paktën 110 miliardë dollarë në vit.

Në librin e tij të ri “Si të shmanget një katastrofë klimatike”, Gejts bëri thirrje që emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) të eliminohen plotësisht deri në vitin 2050 në përpjekje për t’i shmangur dëmet e mëdha ekologjike dhe ekonomike.

Gejts thotë se njerëzimi duhet ta ndryshojë ekonominë fizike me një ritëm të pa parë deri më tani. Ai gjithashtu beson se taksat për CO2, tregtia me certifikatat dhe energjitë alternative siç janë dielli dhe era janë të detyrueshme.

Leave a Reply