Qafë Thana prej 8 orësh e bllokuar

Problematike vijon të mbetet situata në Qafë Thanë, në aksin që të çon drejt pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut pasi tashmë prej 8 orësh dhjetëra automjete janë bllokuar dhe presin të kalojnë.

Mesohet se përveç dëborës së madhe dhe erës së fortë, bllokimin po e mbajnë 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit e tyre.

Pritet ndërhyrja me borëpastruese të vogla që të heqin mjetet nga rruga, ndërkohë që tek ‘’Kthesa e Tetovarit’’ dëbora arrin në 1.5 metër.

Përveç aksit, edhe Pika Kufitare e Qafë Thanës u bllokua duke bërë që dhjetëra automjete të presin në radhë./BW

Leave a Reply