Pesë këshilla si të ktheheni më lehtë në rutinën e punës, pas pushimeve!

Kthimi në punë pas një pushimi të bukur do t’ju bëjë gjithmonë të trishtoheni. Është vërtetuar shkencërisht se kthimi në rutinën tonë mund të çojë në plogështi dhe demotivim. Sigurisht, kjo ka të bëjë shumë me faktin që ne priremi të mbajmë orë të parregullta kur nuk punojmë, por është e vështirë t’i përmbaheni orarit kur nuk duhet të shkoni në zyrë çdo ditë? Bëhuni të përgjegjshëm dhe përgatituni shpirtërisht për faktin se ditët e para të rutinës suaj të punës do të jenë paksa të vështira.

Mos harroni prioritetet

Kur ktheheni në punë, mund t’ju duket sikur keni shumë detyra për të bërë.Mos u shqetësoni. Vendosni prioritete mes detyrave që keni për të bërë dhe niseni me ato më urgjentet.

Hapni postën elektronike

Për të lehtësuar kthimin në punë, një natë më parë hapni postën elektronike dhe hidhinu një sy gjërave urgjente që keni për të bërë. Bëni gati veshjen, çantën dhe çdo gjë që të keni gati gjithçka për të nisur ditën mbarë.

Shkoni më herët në zyrë

Nëse shkoni më herët në zyrë, do të shmangni ankthin që ju shkakton trafiku, por mund të përshtateni me mjedisin e punës dhe kolegët. Niseni ditën me një filxhan kafe.

Hani drekë jashtë atë ditë

Hani drekën e ditës së parë të rikthimit në punë, jashtë, kështu do të shmangni qëndrimet për njkë kohë të gjatë në një mjedis të mbyllur.

Dëgjoni pak muzikë

Nëse ka diçka ideale për të nisur ditën mbarë, ajo është muzika. Dëgjoni këngët që ju pëlqejnë për ta motivuar veten, që dita të jetë një sukses i vërtetë.

Leave a Reply