Tetovë: Burri e rreh gruan dhe kojshia e rreh kojshinë

Kronika e zezë nga buletini policor për Tetovën dhe fshatrat.

44- vjeçarja banore i një fshati në Tetovë, dje (28 dhjetor) në orën 21:45, në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e tyre ka qenë e sulmuar fizikisht nga burri i saj T.R. (46). Personi i denoncuar T.R. është privuar nga liria dhe mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.

Dje (28 dhjetor) në orën 17:20, M.M. (60) nga fshati Raotincë e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17.00 në shtëpinë e tij në Raotince, ka qenë i sulmuar fizikisht nga fqinji i tij J.T. (41). Ј.Т. është thirrë në departamentin e policisë Jegunovce dhe çështja po sqarohet dhe dokumentohet.

Leave a Reply