UFC konfirmon tri super duele: Rikthehet McGregor

Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se planet për janar do të jenë që të zhvillohen tri takime në Ishull.

Në mesin e tyre do të jetë edhe rikthimi i Conor Mcgregorit që do të ketë punë me Dustin Poirierin që do të jetë më 23 janar në kuadër të UFC 257.

White kishte bërë këtë plan që një kohë të gjatë dhe tani ka përdorur Instagramin e tij për të konfirmuar evenimentin.

Përballja e irlandezit me Poirierin do të jetë si rimeç, pasi The Notorious e kishte nokautuar këtë të fundit për dy minuta në vitin 2014 në kuadër të UFC 178.

Ish-kampioni i peshave të mesme të lehta do të rikthehet në aksion, pasi ishte pensionuar, pas fitores që kishte arritur ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda në muajin janar.
32-vjeçari kishte njoftuar më pas për pensionimin e tij për herën e tretë brenda katër vitesh në MMA.

Dueli i tij me Poirier ishte konfirmuar nga UFC në muajin e kaluar dhe më 23 janar, dyshja do të gjenden përballë njëri-tjetrit.

Leave a Reply