Receta për një “Espresso” më të mirë

Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë. Kjo është receta ideale për të pasur ‘espresso’-n më të mirë.

Kjo formulë është botuar në revistën ”Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit.

Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafeja ‘espresso’ ndryshon shijen.

Pasi analizuan disa ndryshime siç janë madhësia e kokrrave, presioni i ujit, rrjedha e daljes, sasia e kafesë dhe energjia e nxjerrjes, ata gjetën modelin matematikor që lejon zvogëlimin me 25% të sasisë së kafesë.

“Një espresso e mirë mund të bëhet në shumë mënyra, por me këtë studim ne mendojmë se kafeja merr shijen ideale”, potencon Hendon, një nga autorët e studimit.

Efektet pozitive të mjaltit, ja se si ta përdorni për të humbur peshë

Mjalti është padyshim një nga ëmbëlsuesit më të vjetër dhe më të dashur të të gjitha kohërave. Burim sheqernash dhe Read more

Një person me integritet dallohet nga këto 8 shenja

Përgjegjësia, vërtetësia dhe përulësia janë vetëm disa nga cilësitë e njerëzve me integritet. Ja se cilat janë tetë cilësitë e Read more

Leave a Reply