Konsulli i Kosovës në Tiranë, i paarsimuar dhe me dosje

Prej disa ditësh kemi denoncuar bazuar në fakte dhe prova konkrete se Konsullata e Kosovës në Tiranë drejtohet nga një personazh i quajtur Halim Krasniqi, i cili jo vetëm nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë, por ka qenë i dënuar si trafikant armësh, ka ndryshuar emrin siç veprojnë njerëzit e mafies, ndërsa sot ka një dosje penale në Prokurori për rrahjen e punonjësve të Konsullatës, dyshohet se nuk ka arsim, po hetohet në Prishtinë dhe Tiranë për veprimtari të tjera të zeza, është vëzhguar për përdorimin e makinës me targa diplomatike për punë të dyshimta, ka shërbyer si sekser mes politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe Ilir Metën për shitjen e pasaportave dhe pritet që të prangoset së shpejti.

Në vend të dorëheqjes dhe përgjigjes së pyetjeve se pse përdor dy emra dhe pse qëndron në detyrë në shkelje flagrante të ligjit, Halim Krasniqi, përmes një reagimi që i kanë shkruar pasi vetë nuk di të shkruajë as dy emrat e tij, na përmend qarqet e Millosheviçit, duke e paraqitur veten si diplomat. Është bërë tashmë e modës që, kupolat politike shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, bashkë me zarat dhe klientët e tyre, sa herë media u denoncon zullumet në publik, ata fshihen pas luftës dhe anti-komunizmit, thua se pjesëmarrja në luftë kundër Kasapit të Ballkanit apo përfshirja në lëvizjen e dhjetorit ’90 në Tiranë, i vesh ata me imunitet dhe u jep të drejtë të abuzojnë dhe plaçkitin vendin e tyre deri sa të kenë frymë.

Ne e nderojmë luftën për liri, por jemi në luftë me korrupsionin dhe krimin që mban peng prej dekadash dy shtetet shqiptare. Konsulli ish-trafikant dhe dy emra, misionin e medias për të informuar dhe raportuar për interes publik, e konsideron si antishqiptare dhe madje tradhti kombëtare. Arjan/Halim, pse fshihesh pas Millosheviçit?! Përgjigju pyetjeve se çfarë shkollimi ke, pse ke përdorur dy emra, për çfarë je dënuar, pse ke dhunuar punonjësit në Konsullatë, a ke shitur shtetësi shqiptare, i ke mbajtur paratë të gjitha për vetë apo i ke ndarë me Ilir Metën?!
Pse duke u fshehur pas Millosheviçit si shefat e tu mendon se mund të intimidosh median dhe të vazhdosh pazaret i qetë?!

Faktet janë këto. Nëse ke këllqe hidhi poshtë me prova dhe jo me pallavra patriotike.

1. Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi, nuk është diplomat karriere. Është emëruar nga Hashim Thaçi në 2016. Sipas ligjit duhet të largohej në 2019 pasi nuk mund të shërbente më shumë se një mandat 3-vjeçar.

2. Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë përdor dy emra Arian dhe Halim.

3. Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë Halim Krasniqi ka qenë i dënuar dhe ka bërë burg për trafik armësh.

4. Konsulli Halim Krasniqi ka një dosje me fakte, prova dhe dëshmi për rrahjen e punonjësve në Konsullatë. Vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për ta shkarkuar.

5. Konsulli Halim Krasniqi është sekser mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajn nga njëra anë dhe Ilir Metës për pazaret e dhënies së shtetësive shqiptare në shkelje flagrante të ligjit. Kemi me dhjetëra shkesa të Konsullit ku i thur lavde Metës për të firmosur dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit.

6. Për Konsullin Halim Krasniqi nuk ka asnjë të dhënë për shkollimin e tij. Në kohën kur duhet të mbaronte shkollën dhe të bëhej diplomat siç e paraqet veten, ka qenë në burg. Thuaj çfarë shkolle ke dhe nxjerr diplomën! Kjo është A-ja e transparencës.

7. Misionin diplomatik e kanë njollosur dhe përdhosur Hashim Thaçi dhe Ditmir Bushati që kur kanë vendosur një trafikant, analfabet dhe dhunues në krye të konsullatës. Ne po denoncojmë këtë njollosje dhe poshtërim të qytetarëve. /Pamfleti

Gazsjellësi TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend transiti pa përfitime

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit Read more

Shqipëria me diasporën më të madhe në botë

Numri i shtetasve shqiptarëve jashtë vendit, sipas INSTAT, ka arritur në rreth 1,64 milionë banorë. Kjo shifër është sa gati Read more

Leave a Reply