24 orët e fundit në Kosovë, 963 raste të reja me COVID19

13 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë në raportin e së premtes. Në të njëjtën ditë janë regjistruar edhe 963 raste të reja.

Këto raste kanë dalë nga testimi i 2059 mostrave. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 27851.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Si pasojë e COVID-19, në Kosovë kanë vdekur 797 persona. 13 vdekjet e fundit janë nga Prishtina 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakova 2 raste (85, 83 vjeç), Peja 2 raste (81, 62 vjeç), Prizreni 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenica 1 rast (90 vjeç), Podujeva 1 rast (69 vjeç), Suhareka 1 rast (60 vjeç), Vitia 1 rast (66 vjeç).

Deri tash në nivel vendi janë testuar 115 mijë e 794 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 177 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 16 mijë e 862. Në vend janë 10 mijë e 192 raste aktive.

Ujku i futet kosovarit brenda në shtëpi, shikoni momentin kur nxirret jashtë – VIDEO

Hysnia, i njohur si “Mbreti Gjk” ka bërë një tjetër vepër të mirë. Ai njihet si njeriu që “flet” me Read more

Vjosa Osmani shfuqizon vendimin për djalin e Haxhi Shalës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Kjo Read more

Leave a Reply