‘Iluminati nuk të fal’/ Alfred Cako zbulon gabimin e Hashim Thaçit

Konspiracionisti Alfred Cako, tha në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, arsyet që sipas tij kanë dërguar në konfirmimin e akuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit.

Cako aludoi se Thaçi ka dalë kundër “Iluminatit” dhe për këtë arsye i është konfirmuar aktakuza. Ndërkohë shtoi se edhe kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti do të largohet nga posti, sepse sipas Cakos ka “bërë një lojë të dyfishtë”.

“Çfarë ka ndodhur në Kosovë. U akuzua Hashim Thaçi. U akuzua dhe u thirr në Gjykatën Speciale, ai dha dorëheqjen sepse ishte i detyruar nga Gjykata Speciale. Kjo ndodhi sepse Iluminati nuk të fal, ata e bënë arrestimin. Presidenti Thaçi filloi t’ia dridhte Iluminatit dhe Vuçiç, duke çuar për bisedime për t’u zgjidhur çështja e tyre në Uashington, dërguan njerëzit e tyre. Ndërkohë këto i kishin thirrur në Paris. Thaçi, nuk pranoi të shkonte dhe tha që e ardhmja e rajonit do të vendoset në Uashnignton. Këta nuk ia falën, të gjithë të bashkuar, të gjithë drejtuesit e Iluminatit në Bashkimit Evropian, e targetuan. Natyrisht ata nuk e anë shumë me Kadri Veselin u thirrën edhe ata, unë mendoj që do të shpëtojnë. Njëkohësisht ai që do të goditet do të jetë Avdullah Hoti. Ai do të goditet shumë shpejt sepse dëgjoi sugjerimin e Thaçit dhe nuk pranoi ato të evropianëve për të shkuar në Paris, ai vajti në Paris por vajti dhe në Uashington për të pasur me të dyja palët mirë, ai do të goditet shumë shpejt”, tha Cako.

Gjermania lehtëson masat për Krishtlindje

Bllokimi i pjesshëm në fuqi në Gjermani do të zgjatet deri më 20 dhjetor. Për Krishtlindje kufizimi i kontakteve do Read more

Doktor Rexhaili: Nuk kisha rekomanduar vaksinim masiv të popullatës

Doktor Rexhaili: Në lidhje me vaksinën, mjeku thotë, që edhe vaksina është temë kontra verse, adijuvanti është ai që I Read more

Leave a Reply