Kush është 21-vjeçari që masakroi sot tre persona në Francë (FOTO)

Mediat franceze kanë publikuar foto të autorit të sulmit terrorist në Nice. Raportohet se të dhënat u dhanë fillimisht gabim, dhe se autori ka lindur në vitin 1999, pra është 21 dhe jo 25 vjeç.

I riu, i cili u mori jetën tre personave në bazilikën e Notre Dame ndërsa thërriste “Allahu është i Madh”, arriti në Francë nga fundi i shtatorit nga Lampedusa, Itali.

Ndërkohë, një video që ka “rrjedhur” në internet tregon momentin e arrestimit të të riut që është identifikuar si Brahim Aouissaoui. Tuniziani 21-vjeçar u karantinua nga autoritetet italiane për mbrojtje kundër koronavirusit dhe më vonë u la i lirë.

Sipas AFP, ai duket se është urdhëruar nga autoritetet italiane të largohet nga vendi. Sidoqoftë, i riu më pas ka kërkuar azil nga autoritetet franceze.

Kryebashkiaku i Nice u shpreh se për arsye sigurie të gjitha kishat janë mbyllur dhe jashtë tyre janë vendosur forca sigurie.

15 vitet e Angela Merkel-it si perandoreshë e Evropës

Nga Manuel Peruzzo “Wired.it” Angela Merkel është një mister:ajo nuk bën humoristen, nuk i fyen kundërshtarët e saj politikë, nuk Read more

Biden krijon kabinetin, rikthehet Jonh Kerry. Emrat e tjerë që do të bëjnë histori!

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ka nisur punën për krijimin e kabinetit të tij. Ai ka rikthyer ish-sekretarin e shtetit, Read more

Leave a Reply