Jozefina Topalli prezantoi partinë e re – VIDEO

TIRANË– Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur që të garojë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Në një komunikim për mediat, Topalli mbajti fjalën e saj, teksa prezantoi partinë ‘Lëvizja për ndryshim’. Gjatë fjalës, Topalli u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin për të risjellë dritën dhe shpresën në Shqipëri. Ajo nuk harroi të thumbonte edhe të gjithë politikantë e tjerë, dhe kryesisht kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Opozitës Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta.

Sipas Topallit, këta të tre luftojnë për karriget e tyre dhe jo për Shqipërinë. Ajo shtoi se tre personave, referuar emrave të lartpërmednusr, nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë. Jozefina Topalli tha se nuk kishte premtime dhe shuma monetare për t’ju ofruar atyre që do t’i bashkohen lëvizjes së saj, por vetëm sfida.

Gazsjellësi TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend transiti pa përfitime

Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit Read more

Konsulli i Kosovës në Tiranë, i paarsimuar dhe me dosje

Prej disa ditësh kemi denoncuar bazuar në fakte dhe prova konkrete se Konsullata e Kosovës në Tiranë drejtohet nga një Read more

Leave a Reply