Prifti serb heq flamurin shqiptar që ndodhej në Koshare që nga viti 1999 (VIDEO)

Një prift nga rrethina e Beogradit ka larguar tërësisht flamurin shqiptar KuqeZi, nga kulla e vrojtimit në Koshare.

Flamuri shqiptar u largua më 10 tetor, ndonëse aty kishte zë vend që nga viti 1999.

Pamjet e këtij momenti i ka publikuar gazeta serbe Novosti, ndërsa thotë se prifti me shumë vështirësi pas më shumë se shtatë orë ecje, i shoqëruar edhe nga dy miq, arrin në kullë.

”Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës do të iniciojë rast ndaj priftit serb i cili e ka hequr flamurin kombëtar nga “Kulla e Vrojtimit” në Koshare.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se në konsulltim me prokurorin e rastit do të iniciohet rasti ” krim i urrejtjes “.

“Patrulla policore para orës 15:00 ka shkuar ne vendngjarje dhe flamuri ka qenë i vendosur aty. Po pritet që hetuesit me dalë në vend ngjarje dhe në konsultim me prokurorin do të inicohet rast ndaj priftit për veprën penale ‘krimi i urrejtjes”.

Ai bëri të ditur se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Tutje Xhurkaj shtoi se nuk dihet se kur është bërë kjo vepër.

Leave a Reply