Kosova sonte kërkon ta shkruajë historinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të playoff-it në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në “Tose Proeski” kërkojnë ta shkruajnë historinë.

Me fitore djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes, do të ndeshen në finalen e playoffit ndaj fituesit të ndeshjes Gjerorgji-Bjellorusi për të kërkuar një biletë për Kampionatin Evropian.

“Verdhë e kaltërit”, do të kenë mungesa të shumta të lojtarëve si: Muriqi, Rashica, Voca etj.

Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se situata me mungesat e shumta është e vështirë.

Ai pret që të tejkalohen këto vështirësi.

Challandes theksoi se është e mundur që ëndrra të realizohet.

Edhe nga kampi i Maqedonisë së Veriut kanë treguar maturi, duke treguar respekt për Kosovës.

Trajneri Igor Angelovski, ka thënë se lojtarët e tij duhet të tregojnë respekt sepse Kosova ka shumë kualitet në ekip.

Leave a Reply