17-vjeçarja me këmbët më të gjata në botë (FOTO)

Maci Currin mund të kandidojë në librin e rekordeve Guiness, si femra me këmbët më të gjata në botë.

Këmbët e saj janë 121 centimetra të gjata, duke lënë kështu pas yllin e basketbollit, rusen Ekaterina Lisina, e cila kryesonte në listën e femrave me këmbët më të gjata në botë, transmeton Telegrafi.

“Pa dyshim që ka edhe të meta nëse keni këmbë shumë të gjata, godisni gjithmonë kokën në derën e makinës, por edhe kur kërkoni rroba për të blerë”, ka deklaruar ajo.

Leave a Reply