Vritet një biznismen shqiptar në Sërbi – PAMJE ME VIDEO

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjencioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Indeksonline raporton se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Leave a Reply