Horror në Tiranë, vetëflijohen për hir të ringjalljes nënë e bijë nga sekti “Dëshmitarët e Jehovasë”

Një ngjarje horror do të trondiste mbrëmjen e djeshme Kombinatin, por jo vetëm. Nëna 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe njëra prej dy vajzave të saj u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre, një vetëflijim ky për hir të ringjalljes.

Besimtare të sekti fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, nëna dhe vajzat besonin se vetëvrasja do të mund t’u sillte një jetë të dytë, më të mirë.

Ekspertëve kriminalistë e mjeko-ligjorë, të gjendur në vendngjarje u shprehën se njëra prej viktimave, e bija 30-vjeçare, Anisa kishte disa ditë që kishte vdekur dhe mbahej në banesë, ndërkohë që vajza tjetër, Blerta u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, i cili s’po mundte dot të komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Besohet se njëra prej vajzave, që besohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë dhe u gjet pjesërisht e dekompozuar, por edhe nëna e ndjerë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Kreshnik Spahiu: PD-së i ikin 4 aleatë!

Kreshnik Spahiu në një lidhje live në Open tha se opozita do futet në parlament dhe në këtë mënyrë ka Read more

Gjermania jep 50 milion euro për transport të gjelbër në Tiranë

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga Read more

Leave a Reply